KOK takon SHGSK-në

Sport December 14, 2017 - 23:40

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Besim Hasani, ka pritur në një takim drejtuesit e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK), kryetarin z. Arlind Grantolli dhe anëtaren e Bordit, znj.Genta Cana.

Presidenti z. Hasani falënderoi z. Grantolli për kontributin që po e jep SHGSK-ja dhe gazetaria sportive në promovimin e sportit në përgjithësi në Kosovë, derisa bashkarisht u pajtuan që ky bashkëpunim të fuqizohet edhe më shumë.

Në lidhje me këtë, KOK-u në bashkëpunim me SHGSK-në, u pajtuan që të organizohet një konferencë e përbashkët me temën: “Sporti dhe Gazetaria Sportive në Kosovë”. Kjo do të jetë hera e parë që organizohet një tryezë e tillë, ku zyrtarët e organizatave sportive në Kosovë, do të mund të bashkë bisedojnë me gazetarët sportivë, për sfidat e ndryshme në relacionin: "Sporti dhe Gazetaria Sportive”.

Tryeza pritet të mbahet në fund të muajit dhjetor, ku të njëjtën ditë, Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë edhe një koktej të përbashkët. Detajet tjera për datën, vendin e mbajtjes, temat që do të diskutohen dhe panelistët, do të definohen në ditët në vijim.