Zyrtare: I kërkuan të qëndrojë, por ai u largua nga Feronikeli (FOTO)

Sport December 14, 2017 - 19:34

Një tjetër ish-anëtar i kryesisë së moçme të Feronikelit jep dorëheqje sot. Fjala është për zëdhënesin e klubit, Shaban Mehmeti.

Ai sot ka konfirmuar dorëheqjen, duke bërë me dije se kishte ofertë për të vazhduar të kryejë të njëjtën detyrë.

Mehmeti ka kryer një punë të madhe në promovimin e klubit dy herë kampion të Kosovës

Ja letra e Shaban Mehmetit

Përshëndetje miq, kolegë dhe ju bashkëpunëtorë!

Po ju drejtohem me anë të këtij postimi publik për ta ndarë me ju pozicionin tim në klubin e futbollit “Feronikeli”, pas zhvillimeve të fundit tashmë të njohura për opinionin.
Siç e dini, unë isha pjesë e klubit “KF Feronikeli” për katër vjet, duke qenë i ngarkuar në detyrën e zëdhënësit të klubit dhe njëri nga nëntë (9) anëtarët e Bordit, i cili dha dorëheqje më 11 dhjetor 2017.
Përgjatë katër viteve sa isha pjesë e klubit, jam munduar të punoj ndershëm dhe me përgjegjësinë më të madhe dhe ndihem krenar që karshi angazhimit të pakompromis, sukseset ishin të mëdha dhe historike për “KF Feronikelin”.
Të punosh në kabinetin e presidentit historik të “KF Feronikelit”, z.Ekrem Elshanit dhe drejtorit, z.Artan Berishës, ishte vërtet kënaqësi e madhe, për çka u jam falënderues i madh, së pari për mundësinë dhe besimin që ma ofruan të jem pjesë e një organizate sportive shumë profesionale, siç ishte “KF Feronikeli”.
Për gjatë katër viteve sa isha zëdhënës i KF Feronikelit, eksperienca ime ishte e jashtëzakonshme, bëra shumë miq kudo, brenda dhe jashtë vendit, raporti im me gazetarë dhe media ishte i shkëlqyer, për çka i falënderoj për bashkëpunimin e mirë dhe profesional që kishim.
Pavarësisht këtij vendimi që e kam marrë vet, unë do të vazhdoj ta dua klubin pranë të cilit jam rritur.
Shpresoj në mirëkuptimin e Kryesisë në dorëheqje, e cila më rekomandoi të vazhdoj të mbetem në klub, e poashtu falënderoj Kryesinë e re, e cila ma ofroi po të njëjtën detyrë. Sidoqoftë, angazhimet e mia në profesionin e Mjekësisë Veterinare janë diametralisht larg sportit dhe është shumë e vështirë të vazhdoj në mënyrë paralele në të dyja fushat suksesshëm.
Për fund, dua t’i falënderoj kolegët e punës, menaxherin Ilir Demakun, sekretarin Isak Smajlin, kontabilistin Bahri Baliun, financierin Gazmend Amaxhekaj, zyrtarin për IT Armend Fejzën, fotografin Albert Sinanin, ekonomët, mjekët, shtabin teknik dhe skuadrën me djemtë më të mirë që ka futbolli kosovar. Gjithmonë i juaji, Spilo.

Image