Jashanica kalon te kjo skuadër për 330 mijë euro

Sport December 14, 2017 - 17:38

Bajram Jashanica kishte paralajmëruar se do largohej në janar nga klubi i Skënderbeut.

“Vipsport.al” ka mësuar ekskluzivisht se cila është skuadra ku ai do luajë dhe mbi të gjitha, sa do përfitojë klubi korçar. Burime nga Rusia kanë bërë të ditur për “Vip Sport”, se Jashanica do i bashkohet Odise Roshit, Bekim Balajt dhe Bernard Berishës te Akhmat Grozni.

Ai ka arritur akordin për kontratën e re, ashtu si edhe dy klubet mes tyre. Skënderbeu do arkëtojë një shifër prej 330 mijë euro për kartonin.

Një tjetër bonus i madh financiar, duke ditur edhe përfitimet që Skënderbeu mori nga pjesëmarrja e tij në Europë.