Ronaldinho i futet politikës në Brazil

Sport December 14, 2017 - 16:53

Ish-ylli i Barcelonës, Ronaldinho, do të garojë për Senat në Brazili në zgjedhjet e 2018-s.

O Globo raporton se fituesi i Topit të Artë do të garojë për Senat vitin e ardhshëm si anëtar i partisë Social Christian Party, transmeton Express.

Ronaldinho është duke pritur për Jair Bolsonaro që ta bëjë zyrtare kandidaturën e tij, e cila do të ndodhë në mars të 2018-s, por tashmë është fotografuar me politikanin, duke pozuar me librin e tij.

Ronaldinho do të kandidojë në zgjedhje në shtetin Minas Gerais, raporton O Globo.