Ndodh edhe kjo: Lladrovci në një tavolinë me dy kryesitë e Feronikelit

Sport December 14, 2017 - 16:34

Ngjarje e papritur ka ndodhur në Drenas në këto ditë të pazakonta, kur kryesia e Feronikelit dha dorëheqjen e kërkuar nga kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, shkruan zeri.info.

Edhe pse kryetari i deritashëm Ekrem Elshani dhe bashkëpunëtorët e tij ishin të mllefosur në Ramiz Lladrovcin, megjithatë ky i fundit ka arritur që në një tavolinë ta ulë Elshanin me kryesinë e re dhe me futbollistë.

Siç merr vesh “Zëri”, takimi ka ndodhur sot dhe ka qenë vendimtar në kthimin e qetësisë në skuadrën e Feronikelit.

Nga ky takim mësohet se futbollistët janë bindur të vazhdojnë të luajnë për Feronikelin edhe pse tashmë ish-kryesia u kishte dhënë fletëlëshime. /Zëri/