Cili nga këta dy mesfushorë ka qenë më i miri në Premierligë? Shikoni statistikat

Sport December 14, 2017 - 16:29

Ata kanë pasur një karrierë të sukseshme me klubet e tyre dhe janë bërë legjenda të paharrueshme në historinë futbollit botëror. 

Bëhet fjalë për Frank Lampard dhe Steven Gerrard që i pari ka qenë pjesë Chelseat për 13-të vite nga viti 2001 deri në 2014, ndërsa i dyti pjesë e Redsave për 17-të vite me radhë (1998-2015). 

Të dy kishin një aftësi të përbashkët ku gjuanin me këmbën e djathtë, dhe më e bukra është se shumicën e golave i kanë shënuar larg zonës së 16-ës (zona e portierit). 

Statistika flasin për ish-mesfushorin e Bluve ku në 609 ndeshje ka shënuar 177 gola102 asistime dhe ka fituar tre herë Premier Leaguen. 

Për sa i takon Gerrard ai ka luajtur 504 ndeshje ku ka shënuar 120 gola dhe ka asistuar 92 herë, përcjell albeu.com

Për fat të keq ai nuk e ka fituar asjnëherë titullin kampion të Premier Leagues. 

Dhe për këtë fansat e rivalëve të Liverpool-it bëjnë shaka kur i përmendin Gerrardin që nuk e ka fituar asnjëherë titullin kampion. 

Image

Image