Futbollisti nga Kosova po testohet në ekipin nga Shqipëria

Sport December 14, 2017 - 15:08

Për skuadrën e Lushnjës, kanë mbërritur dy përforcimet e para, të lajmëruara disa ditë më parë. Në Shqipër kanë zbarkuar dy lojtarë, të dy me tipare sulmuese.

Dino Mesiç dhe kosovari Granit Sherifi kanë luajtur në kategoritë inferiore të futbollit suedez. Mesiç luan si qendërsulmues, dhe është i datëlindjes 1995.

Ndërsa Sherifi mund të aktivizohet si mesfushor i djathtë ofensiv, apo edhe sulmues, dhe po ashtu ka kaluar disa eksperienca në kategoritë e ulëta suedeze.

Lajmin e konfirmon edhe trajneri Dedja për “Panorama Sport”, dhe të dy do të dalin në stërvitje me skuadrën, për tu vlerësuar nëse ia vlejnë apo jo.