Real Madrid – Icardi, vendim 'drithërues'

Sport December 14, 2017 - 14:48

Zinedine Zidane do të vazhdojë të luajë me Karim Benzeman në qendër të sulmit, përkundër kritikave që po i merr francezi nga tifozët.

Real Madridi ka hequr përfundimisht dorë nga Mauro Icardi.

Mediat spanjolle raportojnë që madrilienët nuk janë të interesuar më për argjentinasin, përcjellë “Lajmi.net”.

Arsyeja kryesore është çmimi i lartë që kërkon Interi, e që është mbi 100 milionë euro.

Zinedine Zidane do të vazhdojë të luajë me Karim Benzeman në qendër të sulmit, përkundër kritikave që po i merr francezi nga tifozët.