Januzaj: Futbolli nuk është i lehtë ashtu siç mendojnë të tjerët

Sport December 14, 2017 - 14:03

Adnan Januzaj ka dhënë një intervistë për të përditshmen katalonase, Mundo Deportivo, ku ka folur jetën e tij në Real Sociedad dhe përshtatjen e tij në La Liga

Ylli i Real Sociedadit, Adnan Januzaj ka thënë se të gjithë mendojnë se futbolli është i lehtë, por në fakt nuk është ashtu.

Ai thotë se arsye për këtë është jetesa larg familjes.

“Babai im është këtu me mua, ndërsa nënë vjen disa herë. Më pëlqen të jem në shtëpi me familje”, tha fillimisht Januzaj.

“A ju mungon familja? Natyrisht, ne kemi vetëm një baba dhe një nënë. Është normale. Njerëzit mendojnë se futbolli është i lehtë, por nuk është. Ju duhet të sakrifikoni shumë gjëra”, vazhdoi ai.

Januzaj po ashtu e prano se La Liga po i përshtatet shumë për shkak të aftësive të tij dhe po ndjehet shumë mirë në Sociedad. /Express/