Nuk kisha besim te Bosz

Sport December 14, 2017 - 13:03

Drejtori i përgjithshëm i Borussia Dortmundi, Hans-Joachim Watzke thotë se asnjëherë nuk ishte bindur që ish-trajneri i skuadrës, Peter Bosz ishte njeriu i duhur për klubin gjerman, transmeton zeri.info

Pas largimit të Thomas Tuchelit në verë, Borussia Dortmundi kishte sjellë në krye të ekipit ish-trajnerin e Ajaxit, Bosz.

Por, holandezi nuk arriti të qëndrojë më shumë se gjashtë muaj te klubi gjerman pas rezultateve të dobëta dhe u shkarkua javën e kaluar.

“Derisa ne po fitonim, kurrë nuk e pata ndjenjën e sigurisë”, deklaroi Watzke.

“Asnjëherë nuk isha i bindur. Tani e kam përshtypjen se të gjithë e kuptuan që kjo nuk mund të vazhdonte. Duhet të punosh në mënyrë konstruktive, së bashku dhe këtë gjë do ta bëjmë tani”, shtoi ai.

Pas shkarkimi të Boszit, klubi gjerman ka vendosur në krye të ekipit ish-trajnerin e Kolnit, Peter Stoger./Zëri