Houston me 11 fitore radhazi

Sport December 14, 2017 - 12:47

Houston Rockets ka shënuar fitoren e njëmbëdhjetë radhazi, kësaj here duke triumfuar kundër Charlotte Hornets me rezultatin 108:96, transmeton zeri.info

Chris Paul ishte i pandalshëm në këtë fitore të Rockets me 31 pikë të shënuara dhe 11 asistime, ndërsa u dallua edhe James Harden me 21 pikë dhe 8 asistime.

Për Hornets më i miri u tregua Dwight Howard me 26 pikë dhe 18 kërcime.

Fitores i është gëzuar edhe Boston Celtics kundër Denver Nuggets me rezultatin 124:118. Kyrie Irving shënoi plot 33 pikë dhe realizoi 7 asistime në këtë fitore të Celtics, kurse gjithashtu u dallua edhe Jaylen Brown me 28 pikë të realizuara.

Për Nuggets më i miri në parket ishte Gary Harris me 36 pikë të realizuara dhe 6 asistime.

Rezultatet: Indiana – Oklahoma 95:100, Orlando – LA Clippers 95:106, Washington – Memphis 93:87, Boston – Denver 124:118, Miami – Portland 95:102, Chicago – Utah 103:100, New Orleans – Milwaukee 115:108, Phoenix – Toronto 109:115, Houston – Charlotte 108:96.