Di Maria kërkon më shumë minuta

Sport December 14, 2017 - 12:30

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Angel Di Maria thotë se dëshiron të luajë më shumë ndeshje, pas golit të shënuar në fitoren 4:2 kundër Strasbourgut në Kupën e Francës të mërkurën, trasnmeton zeri.info

Ish-ylli i Real Madridit shprehet se është i lumtur në klubin parisien, por do të dëshironte të luante më shumë minuta.

Di Maria nuk ka luajtur edhe qa shumë këtë edicion nën urdhrat e Unai Emeryt, i cili preferon treshen e sulmit Neymar, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani.

“Jam i lumtur në Paris, jo edhe aq me këtë edicion. Do të doja që të luaja më shumë”, deklaroi Di Maria.

“Por, jam mirënjohës për minutat që po i luaj tani dhe që po tregoj se jam i gatshëm për të qenë titullar”, shtoi ai.

“Jam duke bërë gjënë e duhur për të treguar se dua të jem titullar, se dua të luaj”, u shpreh argjentinasi./Zëri