Zidane nuk kërkon transferime

Sport December 14, 2017 - 12:02

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane thotë se nuk do të kërkojë transferimin e ndonjë sulmuesi të ri në afatin kalimtar të janarit, pavarësisht formës jo të mirë të Karim Benzemas, transmeton zeri.info

Francezi goditi dy herë shtyllën në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube kundër Al Jaziras, por Zidane nuk kërkon ndonjë zëvendësues për të.

Derisa Real Madridi ka qenë i lidhur me një transferim të sulmuesit të Interit, Mauro Icardi, Zidane ka mohuar që do t’i kërkojë bordit të klubit ndonjë sulmues të ri.

“Nuk do të kërkojë fare për ndonjë transferim të ri”, deklaroi Zidane.

“Karim është mirë, ai nuk ka shënuar. Ju gjithmonë mund të jepni ndonjë mendim. Duket sikur Karim duhet të shënojë gjithmonë, ai ka luajtur mirë, ka lëvizur mirë, ai dhe Cristiano”, shtoi strategu francez./Zëri