Willian, i lumtur te Chelsea

Sport December 14, 2017 - 11:47

Mesfushori i Chelseat, Willian thotë se është i lumtur te klubi londinez, pavarësisht spekulimeve për një bashkim të mundshëm të tij me ish-trajnerin Jose Mourinho, i cili tani drejton Manchester Unitedin, transmeton zeri.info

29-vjeçari nuk ka qenë një titullar i rregullt këtë edicion te Chelsea, por realizoi golin e tij të dytë këtë edicion në Premierligë në fitoren 3:1 të ekipit të tij kundër Huddersfieldit të martën.

“Jam gjithmonë i lumtur këtu te Chelsea. Më pëlqen me të vërtetë ky klub, me gjithë zemër. Po, jam shumë i lumtur”, deklaroi braziliani.

“Kur luaj, gjithmonë provoj të bëj më të mirën time për ta ndihmuar skuadrën time, duke shënuar gola, duke bërë asistime dhe e kam bërë këtë me bashkëlojtarët e mi”, shtoi ai./Zëri