Gattuso mbron Donnarumman

Sport December 14, 2017 - 11:37

Trajneri i Milanit, Gennaro Gatuso ka mbrojtur portierin Gianluigi Donnarumma pas fyerjeve të tifozëve të klubit italian në ndeshjen kundër Hellas Veronas të mërkurën, transmeton zeri.info

Tifozët e Milanit kishin shfaqur një transparent në të cilin thuhej: “Dhunë psikologjike duke të dhënë 6 milion euro në edicion dhe duke nënshkruar me vëllain tënd parazit? Ka ardhur koha që të largohesh, durimi jonë me ty ka marrë fund”.

Por, Gattuso thotë se tifozët duhet ta marrin shtruar me portierin 18-vjeçar.

“Për moshën e tij, ai është portieri më i mirë në botë momentalisht. Mund ta vëreni nga fytyra e tij që nuk është i lumtur, por ai është një sportist i madh dhe një fëmijë i jashtëzakonshëm. Ai do të ketë mbrojtjen time, për atë që mund të jap”, deklaroi Gattuso.

“Nëse klubi thotë se nuk ka nevojë të shesë askënd, e as që dëshiron, pse duhet të flasim për këtë gjë”, shtoi ndër të tjera italiani./Zëri