Bunjaku: Federata po e fsheh ndërhyrjen e politikës sepse vet është e politizuar!

Sport December 14, 2017 - 11:28

Ish futbollisti dhe gjyqtari i futbollit kosovar, Nexhmedin Bunjaku, e ka kritikuar Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) për qasjen e saj karshi rastit “Ramiz Lladrovci – Feronikeli”.

Bunjaku thotë se FFK-ja në vend se të reagojë kundër ndërhyrjes së politikës në futboll, ajo po e “përkrahë” këtë fenomen.

Kjo sipas Bunjakut për shkak se edhe vet federata është e politizuar. Ai thotë se pasojat për Kosovën mund të jenë të mëdha shkaku i politizimit të disa klubeve dhe vet FFK-së, derisa shpreson në një ndërhyrje të UEFA-s, për të mirën e futbollit kosovar.

Image