Nuk ka vend për Mkhitaryanin

Sport December 14, 2017 - 11:25

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho thotë se dëshiron që të ketë balancë në bankën rezervë të ekipit të tij, pas lënies jashtë skuadrës të sulmuesit Henrikh Mkhitaryan, transmeton zeri.info

Reprezentuesi armen ishte lënë jashtë ekipit në ndeshjen e fituar 1:0 kundër Brightonit të mërkurën në ligën angleze dhe Mourinho thotë momentalisht ka lojtarë të tjerë që e meritojnë të luajnë.

“Mund të kem vetëm gjashtë lojtarë në bankën rezervë dhe mundohem të kem një balancë në bankinë”, deklaroi Mourinho.

“Unë luajta me Martialin, Matan dhe Lingardin në lojë. Për ta pasur Mkhitaryanin do të thotë që të mos kem njërin prej tyre dhe në këtë moment, besoj që të tjerët e meritojnë të luajnë”, shtoi ndër të tjera strategu portugez./Zëri