Ahmetaj synon titullin e botës

Sport December 13, 2017 - 21:50

Kick-boksieri Shpejtim Ahmetaj është gati për meçin e radhës. 

Shpejtim Ahmetaj i lindur në fshatin Isniq të komunës së Deçanit, do të ndeshet me turkun Kadir Tastan për titullin e botës WAKO Pro, që mbahet në palestrën ‘Karagaç’ në Pejë pikërisht me 16 dhjetor (20.00).

Image

Tash, synim i tij është titulli i kampionit të botës në WAKO Pro, e cila është një Federatë që njihet nga sport akordi dhe që Kosova është pranuar në këtë Federatë. 

Falë të gjitha sukseseve dëshira e tij është e madhe ta rrëmbej këtë titull që do të jetë më i vlefshmi në karrierën e kikboksit profesional.

Image