Gjilani “blindon” Thaçin dhe gjithë futbollistët tjerë

Sport December 13, 2017 - 21:21

 

Armend Thaçi nuk do të kalojë te Partizani. Gjilani e ka blinduar yllin e tij dhe të Superliges kosovare sikurse gjithë futbollistët tjerë, njoftoj Zëri

Më poshtë e keni njoftimin e plotë të Gjilanit:

“Kryesia e SC Gjilani së bashku me Shtabin Teknik ka mbajtur një takim ku është bërë analizimi i rrjedhës së deritanishme të kampionatit si dhe është diskutuar për përgatitjet për sezonin pranveror. Gjithashtu është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me interesimin e klubeve nga rajoni për lojtaret e SC Gjilani dhe për planet e klubit tonë për transferimin e lojtareve gjatë afatit kalimtar dimëror.

Si rezultati angazhimit të Kryetarit të SC Gjilani, punës shumë profesionale të shtabit teknik të udhëhequr nga trajneri Arbnor Morina dhe angazhimit vetëmohues të lojtareve, disa lojtar klubit tonë janë bërë shumë atraktiv për klubet nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Duam t’i informojmë të gjitha klubet e interesuara për shërbimet e lojtareve tanë se lojtaret e apostrofuar ditëve të fundit nëpër media janë lojtar të cilët kanë kontrata valide me klubin tonë dhe së asnjë komunikim individual me ndonjërin prej tyre nuk do të jetë i mjaftueshëm për transferimin e tyre. Vetëm kryesia e klubit (së bashku me lojtaret) mund të vendos për të ardhmen e secilit lojtar që përfshin edhe mundësinë e transferimit të tyre në ndonjë klub tjetër.

Sa i përket transferimit të lojtareve gjatë afatit kalimtar dimëror, shtabi teknik i udhëhequr nga Arbnor Morina ka përgatitur listën e lojtareve të cilët janë të nevojshëm për klubin dhe kryesia e klubit është duke punuar seriozisht që të arrijë marrëveshje me këta lojtar gjithnjë duke i ndjekur politikat e veta dhe pa u ndikuar nga faktorët e jashtëm.

Kryesia është duke punuar edhe në aranzhimin e përgatitjeve jashtë vendit në mënyrë që në stinorin pranveror klubi të jetë sa më i përgatitur dhe ti arrij synimet e veta”