Sport

Kryesia e re e Feronikelit emëron trajnerin, jep edhe shumë informata

Kryesia e re e Feronikelit emëron trajnerin, jep edhe shumë informata
13 dhjetor 2017 • 20 : 31

Kryesia e re e Feronikelit e ka mbajtur mbledhjen a parë pasi morën besimin e Komunes së Drenasit për ta zëvendësuar ish kryesine që u përplas me Ramiz Lladrovcin.

Kryesia e re ia ka vazhduar besimin trajnerit Zekria Ramadanit dhe ka kërkuar nga futbollistët të vazhdojnë të qetë me Feronikelin, raporton Zëri.

Në njoftimin e Feronikelit thuhet:

Anëtari i kryesisë Agim Kastrati e merr drejtimin e klubit

Pas gjendjes së krijuar në Klubin e Futbollit Feronikeli dhe dheniës së dorëheqjes së kryetarit të klubit Ekrem Elshani dhe shtabit teknik, sot me datën 13.12.2017 ne ora 17:00, nënkryetari i klubit, Agim Kastrati ka thirrur në takim tre anëtarët e kryesisë; Naser Rexhepi, Haxhi Lladrovci, Adem Bucolli si dhe drejtoreshën për Kulturë, Rini e Sport, Flutura Avdiu për të shqyrtuar gjendjen aktuale në klub.

Të gjithë anëtarët e bordit kanë marr vendim që Agim Kastrati të ushtroj detyrën e kryetarit të klubit deri në mbledhjen e ardhshme të klubit e cila do të thirret ditëve në vazhdim dhe do të zgjidhet kryesia dhe kryetari i klubit.

Klubi futbollistik Feronikeli njofton të gjithë lojtarët e klubit se do t’i përmbahemi të gjitha kontratave dhe obligimeve që janë të përfshira në kontratë dhe se do t’i realizojmë ato. Ndaj ftojmë të gjithë që të vazhdojnë stervitjet dhe detyrat të cilat caktohen nga trajneret.

Në këtë takim u mor vendim që si trajner kryesor të vazhdojnë Zekirija Ramadani dhe ndihmës trajner Ramiz Dervishi për të vazhduar traditën e vjetër të klubit dhe tifozëve të klubit që sukseset të vazhdoinë edhe ne të ardhmen.

Ne si anëtarë të kryesisë pranojmë dorëheqjen e tyre, njëherit falendërojmë gjithësecilin për kontributin e tyre ne klubin e Feronikelit.

Ftojmë gjithë bizneset, qytetarët, simpatizantet e tifozet që të vazhdojnë perkrahjën për klubin e tyre të zemrës që sukseset e klubit të Feronikelit t’i bashkëndjejmë së bashku.

Klubi i Feronikelit do ju mbajë të informuar per secilin aktivitet të mbajtur.

Ju falenderojmë të gjithëve për mirëkuptimin tuaj!
Me respekt U.D Agim Kastrati

© zëri.info