Drenori thumbon Lladrovcin për Feronikelin, ia përmend Lushtakun dhe Grabovcin

Sport December 13, 2017 - 20:28

 

Ish kandidati për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, e ka kritikuar kryetarin Ramiz Lladrovci per ndëryrjen e tij ne klubin e Feronikelit, duke ia përmendur edhe vizitat e Adem Grabovcit, raporton Zeri.

Ne reagimin e Xhavit Drenorit thuhet:

Reagim me shkas

Kryetar, 

mëqe në reagimin e Juaj rreth situatës së papranueshme në KF Feronikeli paskeni përmënd edhe raportin e Juaj pozitë-opozitë, po i shkruaj dy-tre rreshta. 

Me 12 dhjetor 2017, në ceremoninë e përzgjedhjes së sportistëve më të mirë në Drenas, nuk ftove asnjërin nga udhëheqësit e opozitës, madje as asamblistët të cilët janë përgjegjës për marrjen e vendimeve për subvencionim klubeve sportive në Drenas.

Në vend të tyre, në ceremoni e ftove z. Mergim Lushtaku. Nuk e kam idenë se çfarë e lidhë z. Lushtaku me sportin në Drenas. 
(Në fakt, afërsia e Juaj me Lushtakët dhe kryetarin aktual të Skenderajt me gjase po lidhet direkt me kërkesën e Juaj që rruga Skenderaj-Drenas-Rruga e Kombit, të devijohet nga janë pronat e blera nga Ju pas luftës që ndodhen në Korroticë të Poshtme/Krajkovë.)

Në shtete demokratike për dhënjën/ndarjen e mirënjohjeve nga komuna, kryetari dhe kuvendi komunal e formojnë një komision për kriteret e ndarjes.
Ju i ndatë mbi 2000 mirënjohje vetëm për mandatin 8 mujor, kuptohet, pa kurfarë kriteri.
Njëjtë po vazhdoni edhe në sport.

Pra, Ju po vazhdoni hap pas hapi të fusni „nën kontroll të egër“ çdo institucion publik e privat. Këtë po e shoh dhe përjetoj fatkeqësisht çdo ditë. 

Menyrën e të qeverisurit (sunduarit) me mendjesi diktatoriale po e shohim çdo ditë.

Në seancën e fundit të kuvendit komunal nuk ftove media fare, praktikë kjo e pa parë në Drenas në legjislaturen e fundit, madje në mënyrë arbitrare, u përzive edhe në karrikat se ku ulen asamblistët, pa i ftuar që për një gjë të tillë të dakordoheshim (kuptohet që fuqia politike do ishte kriter bazë si në çdo kuvend tjetër). Ju, duke provokuar rend grupin e asamblistëve të Vizionit për Drenasin, i more dy „haverat“ (asamblistin e LDK-së dhe AKR-së, që ti dhanë votat për kryesues) dhe i ule para grupit e asamblistëve të Vizionit, sado që ata kishin fuqi tre fish më të vogël politike në kuvend.

Kryetar, Ju në mënyrë arbitrare i krijuat mundësi KF Prishtina të bëj biznes në stadiumin e Drenasit. Këtë e bëtë për pikën e inatit ndaj udhëheqësve të KF Feronikeli (u pata njoftu indirekt se ishte arsyeja e mos aktivizimit të djalit të Juaj në ekipe).

Nuk u ngopet me kaq, kërkuat të shkarkohen udhëheqësit e KF Feronikeli për gjoja mos suksese. Në fakt nëse në Drenas qytetarët kanë për çfarë të krenohen këto vitet e fundit, janë pikërisht rezultatet fantastike të KF Feronikeli.
E vetmja çështje qe do duhej të kërkohej nga ta, do ishte kërkesa për raportim në kuvendin komunal rreth shpenzimeve të subvencioneve komunale dhe dekoratat për suksese të u dorëzoheshin të njëjtëve në kuvendin komunal.

Por jo, Ju po veproni kokë në vete duke gllabëruar gjithçka në Drenas. (Nuk është për çudi: së fundi Adem Grabovci po ju viziton shpesh).

Kryetar, Drenasi nuk është ai i pas luftës. Nuk duron sjellje diktatoriale (duke u thirrur në luftë).

Në vend që të kërkoni falje për kërkesën e pa pranueshme për dorëheqje që kërkove nga udhëheqësit e KF Feronikeli, e me këtë duke rrezikuar seriozisht sanksionimin nga UEFA e FIFA, po provoni të involvoni edhe opozitën e Drenasit në autoritarizmin e Juaj.

Jo Kryetar, faleminderit! Veprimet e Juaja autoritare nuk i fsheh dot pas opozitës.