Bale dërgon Realin në finale të Kupës së Botës për Klube

Sport December 13, 2017 - 20:07

Real Madrid ka shënuar fitore shumë të vështirë daj Al Jazira 2:1, për të kaluar në finale të Kupës së Botës për Klube
Kampioni botëror, Real Madrid ka kaluar në finale të Kupës së Botës për Klube, pas fitores së vështirë prej 2:1 ndaj Al Jazira.

Vendësit kaluan të parët në epërsi  me golin e Romarinhos në pjesën e parë, por në pjesën e dytë Reali u përgjigj me golat e Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale.

Në finalen që do të zhvillohet këtë të shtunë, Reali do të luajë ndaj skuadrës braziliane Gremio.