Federata pranon kërkesën e Komunës së Drenasit për Feronikelin (Dokumente)

Sport December 13, 2017 - 18:19

Ashtu siç ka paralajmëruar sot gazeta “Zëri”, futbollistët dhe trajnerët e Feronikelit janë lënë të lirë. Të gjithë atyre u janë dhënë fletëlëshimet nga ana e Kryesisë, anëtarët e së cilës më pas kanë dhënë dorëheqje, e cila ka buruar nga një kërkesë e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e cila konsiderohet si ndërhyrje e pastër e politikës në futboll.

Drejtuesit e deritanishëm të Feronikelit janë përshëndetur me futbollistët dhe asnjëra palë nuk ka mundur t’u përmbahet lotëve të buruara nga pikëllimi i ndarjes.

Ndërkohë gazeta “Zëri” ka arritur të mësojë se me futbollistët e Feronikelit, të cilët kanë marrë fletëlëshime, menjëherë kanë nisur të bisedojnë klubet tjera të Superligës kosovare.

Për më tepër, mësohet se disa futbollistë menjëherë kanë arritur marrëveshje me klube tjera, por të cilat nuk po bëhen publike as nga lojtarët e as nga klubet që i kanë siguruar shërbimet e tyre pasi paraprakisht po presin se çfarë kahe po merr rasti “Lladrovci – Feronikeli”.

Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Komunës së Drenasit, e cila ka kërkuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) që të mos i marrë si valide fletëlëshimet e futbollistëve, pasi ato u janë dorëzuar nga zyrtarë jo legjitim të klubit, siç i quan Drejtoria për Sport e kësaj komune, raporton "Zëri"

Image

Dhe, Komuna e Drenasit e ka bindur shumë lehtë FFK-në, e cila ka marrë vendim në favor të komunës dhe në mbrojtje të Feronikelit

Image