Vedat Muriqi vazhdon të shënojë në Turqi

Sport December 13, 2017 - 17:02

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës realizoi një gol në fitoren 2-1 të Genclebirligi përballë Karsspor duke udhëhequr skuadrën e tij drejt kualifikimit në raundin e 1/8-ave të kësaj gare.

Muriqi i cili kishte shënuar përballë këtij kundërshtari edhe në ndeshjen e parë që u fitua po me shifrat 2-1 nga Genclebirligi, realizoi golin e dytë në minutën e 62-të duke vulosur kualifikimin e formacionit nga Ankara-ja.

Ky ishte goli i dytë në Kupën e Turqisë dhe i 4-ti sezonal për Vedat Muriqin i cili në këtë sezon në kampionat ka arritur të realizojë edhe përballë kampionëve në fuqi të Besiktasit.