Daku në Llap apo në Partizan?

Sport December 13, 2017 - 14:05

Mediat e Tiranës ditëve të fundit po raportojnë se gjiganti shqiptar, Partizani, ia ka mësy Mirlind Dakut, i cili në sezonin vjeshtor shpërtheu në Superligën e futbollit të Kosovës, duke e udhëhequr Llapin drejt kryesimit me 9 gola të shënuara, raporton "Zëri".

Madje, sipas mediave shqiptare bisedimet në mes palëve kanë nisur. Por, tash për tash 19 vjeçari është i interesuar ta respektojë kontratën me Llapin dhe ta vazhdojë luftën për titull në Kosovë. /Zëri/