ZYRTARE: Milan me komunikatë për Donnarumman

Sport December 13, 2017 - 13:51

Milan me komunikatë për portierin Gianluigi Donnarumma.

Milan ka publikuar një komunikatë për media në lidhje me portierin Gigio Donnarumma.

Së fundmi spekulohej se portieri ka kërkuar shkëputjen e kontratës me “Rossonerët”.

Andaj, klubi nga San Siro ka reaguar me një komunikatë për media.

“Gigio është element i rëndësishëm i klubit. Po ashtu, ai ka kontratë deri më 2021”, shkruan në njoftimin e klubit, përcjell “lajmi.net”.

“Milan tani është i përqendruar në fushë dhe nuk është koha për merkato dhe tema jashtë fushës”, shkruante në vazhdim të saj.