A do t’i njeh FFK-ja fletë-lëshimet e futbollistëve të Feronieklit?!

Sport December 13, 2017 - 13:19

Informacionet e fundit nga Drenasi janë se futbollistët e Feronikelit janë lënë të lirë nga kryesia e klubit, para se anëtarët e saj t’i japin dorëheqjet e kërkuara nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, raporton "Zëri".

Nga Drenasi bëhet e ditur se futbollistët tashmë kanë marrë fletë-lëshime dhe më pas kryesia është përshëndetur me ta dhe e ka lëshuar klubin.

Mirëpo, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) tash për tash nuk e din nëse do t’i trajtojë si valide ato fletë-lëshime.

“Ne nuk kemi informacione përpos këtyre që po i marrim nga mediat. Kështu që nuk e dimë nëse u janë dhënë fletë-lëshimet futbollistëve, apo kur u janë dhënë – më herët apo pas krejt kësaj situate”, ka deklaruar FFK-ja për “Zërin”.

“Ne presim të marrim informata zyrtare dhe të gjitha rastet do t’i trajtojnë me kujdes dhe profesionalizëm në komisionet tona në FFK. Sigurisht, se këto fletë-lëshime të përfolura do t’i trajtojmë në mënyrë më të veçantë sepse rasti si rast është i veçant”, ka theksuar FFK-ja. /Zëri/