Skuadra kosovare, për sukses në Evropë

Sport December 13, 2017 - 12:58

Volejbollistet e Kastriotit do ta kërkojnë suksesin në garat evropiane, shkruan sot gazeta Zëri.

Ferizajaset do të përballen sonte në të gjashtëmbëdhjetën e finales së Challenge Cup kundër skuadrës finlandeze OrPo ORIVESI.

Lojën e parë Kastrioti do ta zhvillojë në shtëpi dhe ajo luhet sonte prej orës 19:00, kurse atë të kthimit më 10 janar në Finlandë.

Vashat ferizajase synojnë të kalojnë në të tetën e finales dhe sonte llogarisin në mbështetjen e tifozëve në palestrën “Bill Clinton”. /Zëri/