'Bomba' e mbrëmjes: Largohet trajneri i skuadrës që lufton për titull në Superligë

Sport December 12, 2017 - 23:17

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, është larguar nga skuadra “industrialiste”.

Ai e ka konfirmuar dorëheqjen pas largimit të presidentit Ekrem Elshani, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Lajmi është konfirmuar për “Klanin” nga drejtori sportiv i Feronikelit, Artan Berisha.

Ai ka bërë të ditur që pas largimit të kryetarit Ekrem Elshani, gjendja në klub është alarmante.

“Nëse ne nuk kemi pasur suksese, atëherë nuk e di çka do të thotë fjala sukses”, është shprehur Berisha.