Llapi e largoi, lojtari përgatitet për padi në FIFA

Sport December 12, 2017 - 16:02

Ish-futbollisti i Llapit Valon Zeqiri ka vendosur t’i ndjek të gjitha procedurat ligjore me klubin e futbollit Llapi nga Podujeva, kampion vjeshtor.

As laiku më i madh nuk e kishte pritur se do të vjen deri të një përplasje aq e ashpër mes Zeqirit e Llapit sa i përket kontratës, shkruan BotaSot.

Zeqiri kërkon që kontrata t’i respektohet në tërësi, ndryshe kërkon drejtësi nga FFK, nëse kjo nuk reagon, do të shkojë deri në FIFA dhe s’e përjashton mundësinë llapjanët t’i padis edhe në gjyq.

Sherri nuk është i kësaj i jave as i ditës së sotme, por qysh më herët ka nisur sipas Zeqirit. 22-vjeçari iu bashku Llapit nga Renova e Xhepçishtit të Tetovës dhe është i revoltuar që nuk i respektohet kontrata.