Messi, më i mirë se Ronaldo

Sport December 12, 2017 - 14:23

Lionel Messi mbetet lojtari më i mirë në histori, përkundër faktit se Cristiano Ronaldo ka fituar “Topa të Artë” po aq sa ylli argjentinas – 5, raporton zeri.info.

Kështu mendon zëdhënësi i Barcelonës, Josep Vives.

Pasi e fitoi ditë më parë “Topin e Artë 2017”, ylli portugez e deklaroi veten si futbollisti më i madh i të gjitha kohëve.

Mirëpo, ndryshe mendojnë zyrtarët e gjigantit katalunas, të cilët mendojnë se s’ka dyshim se “Pleshti” është më i miri.

“Respekt për Topin e Artë dhe për Cristiano Ronaldon”, deklaroi në konferencë Vives, zëdhënës për Bordin e Drejtorëve të Barcelonës.

“Ne e kemi konsideruar atë gjithmonë si lojtar të madh dhe një garues të madh. Mirëpo, këtu në Camp Nou, ne mund ta shohim lojtarin më të mirë në histori çdo 15 ditë, i cili është Lionel Messi”, vazhdoi ai.

30 vjeçari pritet ta vazhdojë kontratën me Barçën deri në vitin 2021, duke i hequr kështu çdo dyshim rreth të ardhmes së tij. /Zëri/