Reali e ka gjetur portierin e ri

Sport December 12, 2017 - 14:22

Real Madridi është në kërkim të një portieri cilësor që prej largimit të Iker Casillasit. “Los Blancos” nuk janë bërë rehat ende me këtë pozitë, të cilën e mbulon tash e sa sezone portieri jug-amerikan, Keylor Navas.

Sipas tabloidit britanik “Sunday People”, përcjellë zeri.info, kampioni evropian ia ka vënë syrin portierit të Tottenhamit, Hugo Lloris.

Përfaqësuesi francez është i vendosur të luajë në një ekip ku mund të fitojë trofe dhe me Spurs po has në vështirësi ta bëjë një gjë të tillë, vit pas viti.

Prandaj, ai do ta pëlqente shumë një transferim në kryeqytetin spanjoll.

Megjithatë, prioritet të Realit janë dy portierë të tjerë: portieri më i mirë në botë i momentit, David De Gea i Manchester Unitedit dhe portieri cilësor i Chelseat, Thibaut Courtois.

Lloris është zgjedhja e tretë dhe e fundit e klubit më të madh në botë. /Zëri/