Coutinho pret deri në fund të sezonit

Sport December 12, 2017 - 14:18

Philippe Coutinho nuk e ka ndërmend të ngutet, raproton zeri.info.

Tabloidi britanik “Daily Mirror” shkruan se ylli i Liverpoolit e ka ndërmend të presë deri në fund të sezonit, para se të largohet eventualisht nga “Anfield Road” gjatë afatit kalimtar të janarit.

Përfaqësuesi brazilian ishte shumë pranë transferimit në Barcelonë gjatë verës që shkoi, por gjithçka dështoi në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Por, ky medium britanik shkruan se ylli brazilian është i uritur të luajë përkrah Lionel Messit në “Camp Nou”, por duhet ta kërkojë kompromisin tek “Reds”, të cilët e kanë refuzuar çdo ofertë për të deri tash.

Gjithashtu, Liverpooli nuk është i gatshëm ta shesë 25 vjeçarin as në janar, duke preferuar ta presë fundin e sezonit.

Lojtarin e do edhe Paris Saint-Germaini. /Zëri/