Bellerin, objektiv i Juventusit

Sport December 12, 2017 - 14:15

Juventusi po e kërkon një mbrojtës të djathtë cilësor për sezonin e ardhshëm, raporton zeri.info.

Zvicerani Stephan Lichtsteiner pritet të largohet nga “Bianconeri” në fund të këtij edicioni dhe për këtë gjiganti italian po e kërkon pasardhësin e tij.

Për momentin, në krahun e djathtë të “Zonjës së Vjetër” po luan Mattia De Sciglio, por ish-mbrojtësi i Milanit nuk është se bind shumë dhe Juve nuk e ka ndërmend t’ia besojë atij këtë pozitë.

Prandaj, e përditshmja italiane “Tuttosport”, e afërt me klubin torineze shkruan se Juventusi ia ka vënë syrin mbrojtësit të djathtë të Arsenalit, Hector Bellerin për verën e vitit të ardhshëm.

Thomas Meunier e Sime Vrsaljko janë alternativat e futbollistit spanjoll, por Juve është e vendosur ta transferojë këtë futbollist, për të cilin thuhet se interesim ka shfaqur edhe Barcelona. /Zëri/