United pas Asensios

Sport December 12, 2017 - 14:10

Manchester United e ka ndërmend ta transferojë një mesfushor ofanziv gjatë dimrit, shkruan zeri.info.

Dhe, mediat spanjolle, respektivisht “Don Balon” shkruan se “Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin futbollistit të Real Madridit, Marco Asensio, të cilin duan ta transferojnë janar, pasi janë dorëzuar rreth transferimit të Gareth Bale, të cilin po e kërkonin qe disa vite.

Klubi nga “Old Traffordi” beson se mund ta bëjë të vetin 21 vjeçarin, i cili nuk po gjen hapësira për të luajtur në vazhdimësi në “Santiago Bernabeu”.

Ndërkohë, Jose Mourinho po mendon t’i lirojë gjatë afatit kalimtar të janarit dy mbrojtësit, atë të majtë, Luke Shaw dhe atë të djathtë, Matteo Darmian, shkruan “The Daily Record”.

United synon t’i zëvendësojë ata me Alex Sandron dhe Dany Rose. /Zëri/