Man Utd e kërkon lojtarin e njohur të Serie A

Sport December 12, 2017 - 12:50

Manchester United duket se do të jetë klubi më aktiv evropian në afatin kalimtar të janarit, por edhe atë të verës së ardhshme.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, përcjellë zeri.info, “Djajtë e Kuq” janë të vendosur ta transferojnë mesfushorin ofanziv të krahut të majtë të Interit, Ivan Perisic, pasi dështuan të transferonin atë gjatë verës që shkoi.

Futbollisti kroat nënshkroi kontratë të re pasi qëndroi në Itali dhe ishte i aftë ta mbante vlerën e tij lartë, kështu që ai mund të shitet në janar për 45 milionë funte (mbi 50 milionë euro). Ndërkohë, nga “Old Traffordi” priten edhe largime. /Zëri/