Romero drejt largimit nga United

Sport December 12, 2017 - 12:49

Përpos mbrojtësve të krahut, Luke Shaw dhe Matteo Darmian, nga Manchester Unitedi mund të largohet në janar edhe portieri Sergio Romero, shkruajnë “Daily Mail”, përcjellë zeri.info.

Portieri argjentinas e do një ekip ku mund të luajë në vazhdimësi, duke e pasur parasysh se dëshiron të mbrojë për Argjentinën verën e ardhshme në Botëror.

Tek United, i padiskutueshëm në portë është portieri më i mirë në botë për momentin, David de Gea. /Zëri/