Lojtari i kombëtares së Kosovës: Shpresojë të mos ketë homoseksual në ekip

Sport December 11, 2017 - 22:22

Benjamin Kololli ka qenë në qendër të vëmendjes ditën e djeshme pas dy golave që shënoi në fitoren e Lozanës 2-1 ndaj Luganos.

Por menjëherë pas vëmendjes për golat e shënuar, sot është përfolur përsëri, por kësaj rradhe për deklaratën e tij pas ndeshjes së djeshme.

“Nëse do të kishte qenë një lojtar që do të kishte deklaruar homoseksualitetin, do të ishte vlerësuar negativisht. Do të ishte e vështirë për tu kapërdirë. Shpresoj që mos të ketë homoseksualë te Lozana, por edhe është e mundur. Nëse është kështu, personi në fjalë më mirë të ruajë anonimitetin. Nuk do të ishte ide e mirë që një lojtar të shprehej publikisht rreth homoseksualitetit të tij”, ka thënë Kololli pas ndeshjes.


Ndërkohë që gazeta “Blick”, që intervistoi futbollistin i ka cilësuar deklaratat e tij si të pamatura.

Gazeta mendon se në Zvicër nuk ka tolerancë për këtë kategori duke marrë për baze fjalët e lojtarit të kombëtares së Kosovës.