Ballkani transferon dy futbollistët e njohur kosovarë

Sport December 11, 2017 - 19:07

Ballkani i Suharekës ka një mision të qartë pranë vetës: Rikthimin në elitën e futbollit kosovar.

Për këtë arsye “portokallinjtë” synojnë të përforcohen me futbollistë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Gazetasheshi.com mëson se Ballkani tashmë ka arritur marrveshje me mbrojtësin Robert Gjeraj dhe sulmuesin Fillim Guraziu.

Gjeraj i cili ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit ka disa kohë që po stërvitet me Ballkanin dhe sipas të gjitha gjasave shumë shpejtë pritet të hedhë të zezën mbi të bardhë.

Ndërkohë Guraziu ishte pjesë e Ferziajt në gjashtë muajt e fundit.

Ai tashmë ka ndarë rrugët me “Ujqit” dhe pritet që shpejtë të rikthehet tek Ballkani.

Klubi nga Suhareka ka paralajmëruar për përforcime të tjera gjatë afatit kalimtar të janarit.