Xhudistët e klubeve ‘Polici’ dhe ‘Studenti’, të suksesshëm edhe në Mal të Zi

Sport December 11, 2017 - 14:30

Xhudistët e rinj kosovarë vazhdojnë të korrin suksese në arenën ndërkombëtare, shkruan zeri.info.

Të shtunën që shkoi është mbajtur turneu i 12-të ndërkombëtare “12 Dhjetori Kupa e çlirimit të Podgoricës” në Podgoricë të Malit të Zi.

Image

Në këtë turne morën pjesë 5 shtete dhe rreth 320 garues.

Përfaqësues nga Kosova në këtë gare ishin xhudistët e Klubit të Xhudos “Polici” nga Prishtina dhe Klubit të Xhudos “Studenti” nga Vushtrria.

Image

Klubi i Xhudos “Polici” nga Prishtina për herë të dytë me radhë brenda 2 javëve shpallet si klubi më i mirë.

“Para dy javë në turneun “Koga” të mbajtur në Podgoricë kemi fituar vendin e parë si klub në grupmoshën e Kadetëve, ndërsa kësaj radhe në këtë turne kemi fituar vendin e parë për grupmoshën e Pioniereve të Vjetër. Pra viti 2017 ishte vit i sukseseve të mëdha të klubit të judo-se ‘Polici’ të Prishtinës, ku brenda këtij viti kemi fituar 3 kupa në 3 grupmosha të ndryshme, por edhe vit i suksesshëm për klubin vushtrrias ‘Studenti’”, njofton trajneri i klubit “Polici”, Anton Cena. /Zëri/

Image

Rezultatet janë si vijon për KXH “Polici” dhe KXH “Studenti”:

KXH “Polici”

Kreshnik Boroci vendi i tretë

Artemis Bilalli vendi i dytë

Dardan Cena vendi i parë

Art Thaqi vendi i parë

Rezarta Alimi vendi i parë

Rezarta Alimi vendi i dytë

Vendim Raci vendi i parë

Adriatik Bilalli vendi i tretë

KXH “Studenti”

Sara Osmani 2 medalje të arta

Florian Gërguri vendi i parë

Emir Salihu vendi i dytë

Odeta Bajraktari vendi i dytë

Marigona Gërxhaliu vendi i tretë

ImageImage