Giroud do të qëndrojë

Sport December 11, 2017 - 11:10

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger insiston se sulmuesi i tij, Olivier Giroud nuk do të shkojë askund.

Reprezentuesi francez, i cili është pjesë e londinezëve që prej vitit 2012, ia fitoi një pikë klubit anglez falë golit të tij në minutën e 88-të kundër Southamptonit të dielën dhe Wenger thotë se sulmuesi do të qëndrojë te Arsenali.

Së fundmi është raportuar se Giroud pritet që të largohet nga Arsenali, por Wenger i ka mohuar këto zëra.

“Ai është i rëndësishëm, pse duhet ta humbasim një lojtar të rëndësishëm? Vendimi na takon neve”, deklaroi Wenger.

“Ai do të luajë titullar në më shumë ndeshje. Unë gjithashtu besoj se kur keni aq shumë lojtarë të mirë, disa prej tyre nuk mund të luajnë”, shtoi ndër të tjera strategu francez./Zëri