City, ekip me fat

Sport December 11, 2017 - 10:56

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho thotë se Manchester City ishte me fat, ndërsa ekipi të tij iu mohuan një penalti e pastër pas humbjes 2:1 në “Old Trafford”, transmeton zeri.info

Ander Herrera u rrëzua në zonën e rreptësisë, teksa shifrat ishin 2:1 për Manchester Cityn, por gjyqtari Michael Oliver e ndëshkoi spanjollin me karton të verdhë për simulim.

“Mendoj se ata janë një skuadër të mirë, mendoj se ata janë me fat, mendoj se i kanë të gjitha vendimet në favor të tyrin, besoj që po”, deklaroi Mourinho.

Portugezi gjithashtu mendon se skuadrës së tij iu mohua një penalti e pastër.

“Penalti e pastër. Më vjen keq për ne, më vjen keq për Michael (Oliver), mendoj se ai pati një paraqitje të mirë, por ishte një penalti e pastër”, shtoi ai./Zëri