Lukaku nuk e ka justifikuar çmimin e tij

Sport December 11, 2017 - 10:36

Ish-sulmuesi, Alan Shearer thotë se sulmuesi i Manchester Unitedit, Romelu Lukaku nuk ka arritur që të justifikojë çmimin prej 75 milionë funteve të paguara për të gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton zeri.info

Reprezentuesi belg shkëlqeu në fillimin e sezonit duke shënuar 11 gola në 10 ndeshje, por kjo gjë ka ndryshuar në ndeshjet e fundit. Lukaku ka shënuar vetëm 2 gola në 14 ndeshjet e fundit.

Shearer, i cili është golashënuesi më i mirë në historinë e Premierligës, shprehet se Lukaku nuk i ka justifikuar paratë e paguara për të.

“Ai nuk është duke bërë sa duhet nëpër ndeshje. Nuk më pëlqen ta them këtë, për ta justifikuar çmimin e tij”, deklaroi Shearer.

Lukaku ishte transferuar te “djajtë e kuq” gjatë afatit kalimtar të verës nga Evertoni për 75 milionë funte./Zëri