Mançesteri është i kaltër

Sport December 10, 2017 - 19:25

Manchester City ka mposhtur 2:1 rivalin lokal, Manchester United në “Old Trafford”, transmeton zeri.info

David Silva shënoi golin e parë për ekipin e Pep Guardiolas në minutën e 43-të, kurse rezultatin për “djajtë e kuq” e barazoi Marcus Rashford në minutat shtesë të pjesës së parë.

Golin e fitores për Manchester Cityn e realizoi Nicolas Otamendi (54’).

Me këtë fitore Manchester City mban vendin e parë në ligën angleze me 46 pikë, 11 më shumë sesa Manchester United, që gjendet në të dytin./Zëri