Jeta sportive e Qëndresës

Sport December 10, 2017 - 18:11

Qëndresa Ramabaja është e lidhur ngushtë me sportin, shkruan zeri.info.

19 vjeçarja, e lindur më 22.08.1998 në Gjilan, qysh kur ishte e vogël kishte dëshirë të merrej me sport.

Dhe, ajo e realizoi ëndrrën e saj duke e nisur karrierën si futbolliste, duke iu bashkua klubit Drita nga Gjilani, me të cilin luajti edhe në Superligë, edhe pse jo të gjithë ishin të pajtimit që ajo të merrej me futboll.

Image

“Unë gjithmonë kam qenë një tip sportiv, e kam adhuruar sportin dhe kam bërë aktivitete të ndryshme rekreative që nga fëmijëria ime, por njëri nga sportet që më ka pëlqyer më së shumti është futbolli. Fatkeqësisht në atë kohë në qytetin që unë jetoja, Gjilan, nuk kishte shkolla të futbollit për femra e as klub futbollistik të femrave. Unë lojën e futbollit në moshën e fëmijërisë e zhvilloja në lagjen time së bashku me komshinjtë e mi dhe përjetonim jashtëzakonisht shumë argëtim, freski e kënaqësi”, tregon fillimisht Qëndresa për “Zërin”.

Image

“Mirëpo pasi fillova shkollimin e mesëm në vitin 2013 në këtë vit në Gjilan u themelua një klub futbollistik i femrave i quajtur “Drita” ku trajner i këtij klubi ishte: Afrim Mehmeti. Unë nga dëshira e madhe për të luajtur futboll dhe vullnetit që kisha menjëherë u interesova, mora informata rreth këtij klubi dhe vendosa të regjistrohem dhe t’i filloj stërvitjet në këtë klub. Familja nuk më përkrahi shumë për t’i filluar stërvitjet në futboll nga frika që kishin se do lëndohesha sepse është një sport i rrezikshëm dhe i mundimshëm për femra por unë kisha ëndërr të jem pjesë e një klubi futbollistik të femrave dhe vendosa të shkoja. Edhe pse nuk ishte e pajtimit, familja më lejoi që unë t’i bashkëngjitem klubit. Gjatë këtyre tri viteve të shkollimit të mesëm unë isha pjesë e këtij klubi dhe luaja në Superligën e futbollit femëror të Kosovës”, shton ajo.

Pasi tash po merret me studime, nuk po ka kohë dhe mundësi të merret më me futboll, edhe pse këtë sport vazhdon ta ketë në zemër.

Image

E përfaqësoi Kosovën në Kampionat Botëror

Ramabaja nuk është ndalur me kaq. Në vitin 2012/2013 kur ishte në klasën e njëmbëdhjetë apo vitin e dytë të shkollimit të mesëm, u zhvilluan garat komunale, regjionale dhe republikane të futsallit (futboll i vogël) ndërmjet shkollave dhe ajo isha pjesë e këtij ekipi.

Qëndresa tregon se udhëheqës i këtij ekipi ishte profesori i edukatës fizike: Selami Haziri, po ashtu lojtaret ishin që e donin lojën e futbollit dhe gjysma veçse ishin lojtare të futbollit.

Image

Ajo kujton fakton se loja (gara) e parë u zhvillua me Gjimnazin “Xhavit Ahmeti” Shkenca Natyrore Gjilan, ku ekipi i saj fitoi me rezultat 3-1, pastaj kështu vazhduan t’i zhvillonin ndeshjet futbollistike me shkollat tjera ku në të gjitha garat si komunale, regjionale dhe republikane ekipi ku luante ajo arriti t’i mundë pra t’i fitojë të gjitha lojërat që ishin zhvilluar me ekipet e shkollave garuese.

Image

“Ne u shpallëm kampion në nivel të Kosovës dhe u kualifikuam dhe e përfaqësuam Kosovën në Kampionatin Botëror të Futsallit, që zhvillohej në Poreç të Kroacisë. Ishte një ndjenjë, emocion shumë i mirë dhe i veçantë për mua dhe vajzat e ekipit për rezultatet që kishim arritur dhe do ta djerësitëshim fanellën e shtetit tonë Kosovës. Kështu, ne u motivuam edhe më shumë dhe filluam stërvitjet me një intensitet më të lartë deri pak disa ditë para nisjen për në Kroaci. Me datën 02.04.2015 ne e morëm rrugën për në Kroaci, pasi arritëm u vendosëm në hotel ne të nesërmen e zhvilluam lojën e parë me ekipin e Brazilit, i cili edhe u shpall kampion i këtij Botërori”, kujton ajo këtë kohë. “Loja filloi mirë, ku pjesa e parë përfundoi me rezultat 3-1 për Kosovën, por në pjesën e dytë u ndryshua ky rezultat, që nuk e priste askush nga ne dhe ekipet tjera. Siç e dimë Brazili, vend me zhvillim dhe me traditë të futbollit, arriti të shënojë 5 gola dhe shënoi fitore me rezultat 6:3 ndaj nesh. Ne zhvilluam edhe ndeshje tjera ku korrëm fitore dhe u parakualifikuam. Fatkeqësisht ne nuk arritëm të rrëmbenim tri vendet e para por ato lojë që i zhvilluam dhe i fituam u dëshmua që kemi potencial, që jemi teknikisht shumë mirë të përgatitura, por në krahasim me ekipet që rrëmbyen çmimet e para: Brazili e Franca, përgatitja fizike e jona ishte më e dobët dhe nuk arritëm të stoliseshim me vendet e para gjë që e thanë edhe analistët e futbollit”, shpjegon ajo.

Image

“Gjatë qëndrimit në Kroaci ne kemi kaluar eksperienca shumë të mira, kemi hasur në tradita të ndryshme nga vendet e ndryshme që ishin pjesëmarrëse, kemi vizituar një qytet me tradita në Kroaci së bashku me ciceronin. Secili shtet ka pasur nga një performancë muzikore ku gjithë stafi jonë performuan me vallen e shotës, gjë që ngjalli adrenalinë jo vetëm tek ne po edhe te të gjithë pjesëmarrësit. Pas qëndrimit nëntëditor ne u kthyem prapë në Kosovë”, tregon Qëndresa.

Image

Qëndresa, studente e shkëlqyeshme

Qëndresa shkollimin fillor e ka filluar në Shkollën fillore “Selami Hallaqi” Gjilan deri në klasën e tetë pastaj në klasën e nëntë është transferuar në Shkollën Fillore “Sadulla Brestovci”. Transferimin e bëri për shkak që kjo shkollë u ndërtua e re dhe lagjja ku banonte, duhej vijuar mësimet në atë shkollë. Ajo e përfundoi mësimin fillor me një sukses shembullor dhe mësimet e shkollimit të mesëm vendosi t’i vazhdonte në Gjimnazin “Zenel Hajdini” Shkenca Shoqërore ku edhe aty u pranua pa problem.

Image

Më pas, fakulteti. “Unë e përfundova shkollimin fillor me sukses shembullor. Pastaj, me dëshirën dhe vullnetin tim, po ashtu edhe rekomandimet e profesorit të edukatës fizike: Muhib Sahiti, sportist profesor i dalluar dhe njëkohësisht menaxher i Sportit në Ministrinë e Rinisë Kulturës dhe Sportit Zotëri: Selman Rugova (që ishte bashkë me ne në Kroaci aty u takuam dhe zhvilluam biseda) dhe përkrahjes së familjes, vendosa të aplikoj që studimet akademike bachelor t’i vazhdojë në Universitetin Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina” Departamenti “Edukim Fizik dhe Sport” ku edhe aty u pranova me sukses në afatin e parë, krahas konkurrencës së madhe që kishte rreth 800 aplikues”, shprehet Ramabaja.

Image

“Pas publikimit të rezultateve unë me rezultatet e mija arrita të renditesha e katërta në listë gjë që më gëzoi shumë mua dhe gjithë përkrahësit, familjarët e mi. Me përkushtimin dhe mundin tim arrita që ta përfundoj vitin e parë të studimeve bachelor me notë mesatare 9.65, një ndër studentet më të dalluara të vitit dhe njëkohësisht e plotësova kriterin të jem edhe përfituese e bursës së fakultetit. Momentalisht jam në vitin e dytë të studimeve bachelor. Besoj që me këtë tempo që i kam nisur studimet edhe do i përfundoj”, nënvizoi Qëndresa, një studente e dalluar.

Image

Synimet e së ardhmes

Qëndresa zbulon se pas studimeve bachelor do t’i vazhdojë studimet master dhe doktoraturë. Por, ajo nuk do të ndalet me kaq, pasi ambiciet e saj nuk kanë të ndalur.

“Ambiciet e mija për të ardhmen janë që të jem mësimdhënëse e nivelit më të lartë akademik. Pos kësaj, të bëhem një trajnere futbolli, pse jo edhe një menaxhere sportive. Të gjitha këto arrihen vetëm me vullnet, përkushtim të madh, pra me punë. Unë jam optimiste dhe besoj që në të ardhmen do t’i arrij edhe këto rezultate”, përfundoi Qëndresa. /Zëri/

Image

Image
Image
Image
Image