ZYRTARE: Ja kur fillon stinori pranveror i Superligës së basketbollit

Sport December 10, 2017 - 18:03

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim se kur të fillojë stinori pranveror në Superligë, shkruan zeri.info.

Deri në përmbyllje të stinorit vjeshtor kanë mbetur edhe dy xhiro, derisa faza e parë e edicionit do të përfundojë më 16/17 dhjetor.

Ndërkaq, pjesa e dytë e kampionatit do të fillojë më 13/14 janar 2018. /Zëri/