Bashkimi fiton derbin

Sport December 10, 2017 - 18:00

Bashkimi e ka fituar derbin e xhiros së 12-të të Superligës së basketbollit, shkruan zeri.info.

Prizrenasit e kanë mposhtur pa problem në fundjavë Pejën në palestrën “Karagaçi” me epërsi prej më shumë se 40 pikësh, 106:64 (31:25, 31:20, 31:10 dhe 13:9).

Ekipi Portokalli ishte më i mirë në secilin çerek dhe e mbylli çështjen e fituesit qysh në pjesën e parë, të cilën e përmbylli me 17 pikë dallim, 62:45.

Për skuadrën e pafuqishme pejane 23 pikë shënoi Ukaj dhe 21 Devolli. Kurse për ekipin fitues Jamir shënoi 37 pikë, kurse Zenalaj shtoi 19.

Sigal Prishtina e mposhti Golden Eagle Yllin në udhëtim me rezultat 83:68.

Therandasit e fituan periudhën e parë, 18:16 dhe ishin konkurrent i barabartë me kundërshtarin edhe në çerekun e dytë, i cili u mbyll me rezultat 24:24, për ta fituar pjesën e parë me dy pikë epërsi, 42:40.

Megjithatë, kjo ishte e tëra që mundën të bënin vendësit, pasi prishtinasit përmbysën gjithçka në 10-minutëshin e tretë, të cilin e fituan 25:9, kurse ai i katërt përfundoi 18:17 për kryeqytetasit, që në fund fituan me 15 pikë epërsi.

Granit Rugova (23 pikë) e Wayne (18) ishin më të mirët tek Bardhekaltrit, kurse Harmon (22) e Morina (18) u shquan tek therandasit.

Kurse Trepça fitoi me epërsi të ngushtë, 93:82, ndaj Boreas (24:29, 21:19, 31:16 e 17:18). /Zëri/