Në pranverë, edhe më të fortë

Sport December 08, 2017 - 13:56

Drashko Bozhoviç më në fund shpërtheu të mërkurën me dy gola të shënuar në Kupën e Kosovës ndaj Flamurtarit, duke e ndihmuar FC Prishtinën të kualifikohet në rrethin e katërt të këtij evenimenti, shkruan "Zëri"

Mesfushori ofanziv malazez thotë se i është dashur kohë derisa u ambientua me futbollin kosovar. Ai beson se do të japë kontribut edhe më të madh gjatë pranverës dhe gjithashtu është optimist se Bardhekaltrit do të jenë më të fuqishëm në pjesën e dytë të sezonit, me qëllim të arritjes së objektivave.

“Besoj se mund të jemi të kënaqur me gjysmën e sezonit: jemi të dytët me dy pikë më pak se vendi i parë sidomos duke e marrë parasysh se të gjitha ndeshjet i kemi zhvilluar si mysafirë. Ndërsa, edhe unë dalëngadalë jam përshtatur me kushtet dhe me futbollin që zhvillohet në Kosovë dhe shpresoj shumë që gjatë fazës përgatitore do të jem maksimalisht i përgatitur, sepse kur erdha gjatë verës isha gjatë i papërgatitur. Shpresoj të ketë edhe disa përforcime të duhura dhe në pranverë të jemi edhe më të mirë”, ka thënë futbollisti malazez për uebfaqen zyrtare të klubit./Zëri