Interi mund ta fitojë titullin

Sport December 08, 2017 - 11:20

Ish-futbollisti i Interit, Ronaldo mendon se ekipi i Luciano Spallettit mund ta fitojë titullin e ligës italiane këtë edicion dhe thotë se një ekip i madh si Milani duhet të rikthehet aty ku e ka vendin.

Ronaldo ka luajtur për të dyja klubet e qytetit të Milanos gjatë karrierës së tij dhe ka shprehur mendimet për të dyja ekipet.

“Interi e meriton që të jetë në krye të tabelës. Jam i sigurt që mund ta fitojnë ‘Scudetton’”, deklaroi Spalletti.

“'Nerazzurri' janë duke luajtur futboll të mirë. Jam i lumtur me punën e Luciano Spallettit”, shtoi ai.

“Milan? Futbolli është mjaft i paparashikueshëm. Vitet e bukura dhe të vështira mund të ndodhin, por e rëndësishme është që skuadrat e mëdha si këto të marrin veten”, u shpreh braziliani./Zëri