De Biasi, i hapur për Italinë

Sport December 08, 2017 - 11:05

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, GIanni De Biasi thotë se do ta mirëpriste me krahë të hapur pozitën e përzgjedhësit të përfaqësueses italiane, transmeton zeri.info

De Biasi është trajneri më i suksesshëm në histori të Shqipërisë, duke i drejtuar kuqezinjtë drejt kualifikimit historik në Kampionatin Evropian 2016.

“Së pari do të doja një president me ide të qarta, që nuk është vetëm ekspert në çështjet ekonomike dhe financiare, por që gjithashtu ka një plan teknik dhe taktik”, deklaroi De Biasi.

“Pozita e përzgjedhësit? Janë shumë njerëz që mund ta bëjnë këtë rol. Ancelotti do të ishte një zgjedhje e mirë, edhe pse unë nuk mendoj që ai dëshiron të merret më këtë projekt tani. Kam parë shumicën e kandidatëve që përmenden nëpër gazeta, por ne duhet ta kuptojmë që të drejtosh një kombëtare është më ndryshe se të drejtosh një klub”, shtoi ai.

“Nëse duan që të takohen me mua, do ta prisja me krahë hapur”, u shpreh De Biasi, i cili kishte drejtuar Shqipërinë gjatë periudhës 2011-2017./Zëri